Nga qyteti helenistiko-romak, në  qytetin socialist: Butrinti dhe Ksamili në fotot e Arkivit të Shtetit Dhoma e thesarit, ku mbaheshin dhuratat qe i beheshin perendise Asklep

Nga qyteti helenistiko-romak, në qytetin socialist: Butrinti dhe Ksamili në fotot e Arkivit të Shtetit

14:27, 26/08/2018
A+ Aa A-

Qyteti antik i Butrintit filloi të zbulohej më 1928 prej Misionit Arkeologjik Italian me në krye arkeologun Luigi M. Ugolini. Teatri, vila bizantine, tempulli i Eskulapit dhe një mori statujash të mrekullueshme, mes tyre koka e Apollonit, dolën nga nëntoka pikërisht gjatë periudhës së gërmimeve 1928-1939.

Pranë këtij qyteti klasik filloi të ndërtohej, më 1969, fshati i Ksamilit, me qëllim që t'i shërbente kultivimit të ullinjve dhe agrumeve që filluan të mbilleshin në zonë në vitet 1970. Më vonë, në përfundim të periudhës së socializmit, Ksamili u shndërrua, hap pas hapi, në zonë turistike.

Këto, dhe çdo dokument e fotografi të përzgjedhura për ekspozitën, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Bashkia Sarandë i paraqet që nga e shtuna,  25 gusht, në Sheshin e Limanit në Sarandë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco