Xhamia e parë funksionale në SHBA u hap nga shqiptarët në Biddeford, Maine, 1915

Xhamia e parë funksionale në SHBA u hap nga shqiptarët në Biddeford, Maine, 1915

11:04, 22/08/2018 Nga Ruben Avxhiu
A+ Aa A-
Dr. Craig Considine, autor i librit “Myslimanët në Amerikë": Duke shqyrtuar faktet” ka shkruar se shqiptarët kanë hapur mbase xhaminë e parë funksionale në SHBA. Sipas profesorit të sociologjisë kjo ka ndodhur në 1915, në Biddeford, Maine, pak më në veri se shumica e përqendrimeve shqiptare të kohës që vërtiteshin rreth Bostonit. Ai shkruan në Twitër se kati i dytë i “Pepperell Counting House” përdorej si hapësirë për lutje. Varreza e Woodlawn, që ëstë përdorur nga ai komunitet, ka koka varri që shohin nga Meka. Në fakt, kjo ngjan më shumë e mundshme të ketë qenë xhamia e parë funksionale e shekullit 20. Për arsye se komunitetet e parë myslimane në SHBA janë shumë më të hershme se mbërritja e shqiptarëve. Myslimanët e parë si komunitet mendohet se kanë ardhur nga Afrika, pjesë e skllevërve që iu shitën tregëtarëve europianë rreth 400 vite më parë. “Xhami funksionale” apo mjedise që nuk janë ndërtuar posaçërisht për të qenë xhami duhet të kenë ekzistuar për shekuj edhe në SHBA. Xhamia e pare, në SHBA, e ndërtuar nga themelet me synimin për ta kthyer në faltore myslimane ka qenë në Michigan, nga punëtorët arabo-amerikanë të Uzinës së Fordit T, në Detroit./Illyria 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skender22/08/2018 13:58

te aprovohet komenti nga keshilli idioteve ,ne kohen e dulles jeni o te pjerdhur

skender22/08/2018 13:56

shqiptare a turq hajde mere vesht,

Shto koment

Denonco