Vallja e Tropojës, përgatitet dosja gati, aplikimi për në UNESCO

Vallja e Tropojës, përgatitet dosja gati, aplikimi për në UNESCO

21:04, 14/08/2018
A+ Aa A-

Vallja e Tropojës është e lashtë sa vet popullsia e kësaj krahine, e është karakteristike vetëm për këtë zonë në veri të Shqipërisë. Për koreografin Skënder Haklaj nuk është madje as valle, është “kcim”, sepse ekziston më herët sesa vallja.

“Është paravalle, është kcim. Në Tropojë nuk quhet valle, quhet kcim për arsye se ka një karakteristike strukturore si në formë, si në përmbajtje, po ashtu edhe në trajtë, ndryshe nga vallja. Duke ditur se i gjithë korpusi i valleve të kombit tonë vjen nga e majta në të djathtë, duke prirë të djathtën, pra ka një kah, kcimi nuk ka krahë dhe as nisje, as në të majtë, as në të djathtë. Ai nis me individualitetin e çdo virtuozi popullor”, shpjegon Skënder Haklaj, koreograf.

Kjo pasuri e çmuar kombëtare është shpallur nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave, si pjesë e listës së kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore jo materiale.

“Hapi tjetër është UNESCO. Kemi përgatitur të gjitha materialet. Kemi bërë filmime në Bjeshkë, duke trajtuar të gjitha motivet e kcimeve të Tropojës, qoftë me ritet, qoftë me legjendat, qoftë me kërcime të lira, kërcime loje, humoristike, dasmore, epiko-luftarake, qëndresës dhe mbrojtjes. Të gjitha këto motive janë derdhur dhe janë të filmuara”, tha më tej koreografi Haklaj.

Tashmë që dosja për të garuar në UNESCO është gati, mbetet vetëm që Ministria e Kulturës dhe partnerët e saj të plotësojnë formularin e aplikimit, për ta futur “kcimin” e Tropojës në listën e pasurive kulturore botërore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco