Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ 31 vite pa të madhen Fatime Sokoli, rapsoden e Malësisë së Gjakovës

VIDEO/ 31 vite pa të madhen Fatime Sokoli, rapsoden e Malësisë së Gjakovës

15:35, 12/08/2018
A+ Aa A-

Fatime Sokoli është një emër i madh i adhuruesve të muzikës folklorike shqiptare dhe këngës me çifteli.

Ajo veçanërisht është shumë e njohur në veriun e Shqipërisë dhe në Kosovë.

Fatime Sokoli lindi në Dragobi të Tropojës, më 18 qershor 1948 dhe jetoi në Bajram Curri, aty ku heroizmi shqiptar kishte faqe të ndritshme të qëndresës shekullore kundër pushtuesve.

Në ata shkrepa të Dragobisë u rritë bija e Malësisë, e cila nga mosha e re, falë talentit u rritë me tingujt  e çiftelisë e të sharkisë, duke kënduar këngë trimërie për heroinat e trimat shqiptarisë.

Image

Për herë të parë, sa ishte12 vjeçe, u paraqit para publikut.

Zëri i thekshëm si jehonë e Malësisë, e veshur si djalë me veshje kombëtare e me çifteli në dorë, këndoi këngën për Bajram Currin, me të cilën e mahniti jo veç publikun, por edhe familjarët, të cilët aty e kuptuan se fëmija i tyre po këndonte dhe po i binte çiftelisë.

Nuk e kishin parë e as dëgjuar asnjëherë deri atë ditë.

Fatimja ishte edhe malësorja e parë, e cila i binte çiftelisë. Ajo me kalimin e kohës u bë këngëtarja më e preferuar në Shqipëri dhe më e dashura në shqiptari. Merrte pjesë në koncerte e festivale të ndryshme, por këndonte edhe në oda.

Këngëtarja folklorike i këndoi shumë edhe Kosovës, trimave të saj. Nuk harrohet kënga me dhembje e krenari kushtuar rinisë kosovare për demonstratat e viti 1981, të bëra kundër regjimit serb.

Ishte kënga që mbante gjallë moralin patriotik të popullatës shqiptare të Kosovës.

‘Djemtë e tu s’dinë çka o tuta, shtatë herë vritet tetë herë ngjallet’, këto vargje, ndër të tjera, këndonte ajo për djemtë e Kosovës që përballeshin me forcat e armatosura të Serbisë, brez pas brezi.

Fatimja pas vetes la shumë këngë, të cilat dëgjohen me ëndje edhe sot.

Janë të paharruara e të pavdekshme këngët e saj:

Tym e zi po qet Evropa,

Bajram Curri,

Jam një çikë nga Dragobia

Moj Kosovë moj kështjellë burrnie.

Këto këngë e mbajtën gjallë gjithmonë ndjenjën kombëtare...  

Fatime Sokoli, bylbyli i Tropojës, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve u nda nga jeta 31 vjet më parë, në 12 gusht të vitit 1987!

Ajo ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco