Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Vdes aktori i madh shqiptar

Vdes aktori i madh shqiptar

20:02, 04/08/2018
A+ Aa A-

Aktori dhe regjisori Syleman Lokaj ka ndërruar jetë sot në moshën 85-vjeçare. Lajmin për humbjen e tij e ka bërë të ditur faqja e teatrit të Gjakovës që ka njoftuar se të dielën do të mbahet një mbledhje komemorative në teatrin “Hadi Shehu”.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta ne moshen 85-vjeçare të aktorit doajen, regjisorit dhe autorit te shumë veprave Sylejman Lokaj”, thuhet në njoftimin e teatrit të Gjakovës.

“Shprehim ngushllime gjithë komunitetit artistik dhe familjes Lokaj për humbjen e ikonës së artit skenik Shqipëtar. Ju njoftojmë se nesër me datë 05.08.2018 ne ora 12:00 ne teatrin “Hadi Shehu” ne Gjakovë mbahet mbledhja komemorative”.

“Ndarja fizike asnjeherë nuk do të na pamund?soj kujtimin dhe ndjekjen e shembullit të mirë të një njeriu dhe artisti të madh. Pusho në paqe baca Sylë”, thuhej në njoftim.

Nga viti 1964 la arsimin dhe u punësua ne teatrin profesionist të kombësive në Shkup ku gjatë 12 viteve që qëndroi atje luajti mbi 60 role teatrore e disa tjera filmike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco