Urimi i veçantë i Luan Ramës në ditëlindjen e poetit Hamit Aliaj

Urimi i veçantë i Luan Ramës në ditëlindjen e poetit Hamit Aliaj

15:39, 04/08/2018
A+ Aa A-

Nuk mund të mungonte me urimin e tij në ditëlindjen e 64-t të poetit  Hamit Aliaj, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.

Madje, ai ka zgjedhur që poetin t’a urojë me një poezi të dedikuar posaçerisht dhe enkas për të në ditën e lindjen, duke qëndë ndërkaq surprizues dhe i veçantë në këtë ditë të shënuar për poetin e njohur.

Ja poezia e plotë e Luan Ramës kushtuar poetit Hamit Aliaj:

Për ty e ruajta fjalën e zemrës!

Kushtuar poetit Hamit Aliaj në ditën e lindjes

- E ruaj një fjalë për ty,

Më pate thënë në një shekull tjetër,

Poeti im, që bjeshkët i zgjodhe për mbiemër!

 

E unë, për atë fjalë kam notuar mbi dallgët e hënës,

Me këngën tënde i munda mbi njëqind vjet të marta,

Për ty e ruajta fjalën e zemrës,

Se në Kasaj më the, gjendet Itaka!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco