Fabul/ Klima e Biznesit në Shqipëri

Fabul/ Klima e Biznesit në Shqipëri

21:31, 26/07/2018
A+ Aa A-

Lekë ariu kishte fituar

Ujkun dhe dhelprën i kishte ftuar

Të hapnin biznes të ri..!

Gjithë kafshët bënë çudi

 

Mbas ca kohësh gomari hajvan

U shkon kafshëve në dyqan

Dhe i pyet: si po shkoni?

Në biznes a po fitoni?

 

Dhelpra shpejt e mori fjalën

-Ardhja jote është nder,

Por fitimin zotëri

Asnjë nga ne nuk e di.

 

Gjithë kafshët që njeh ti

Vijnë dhe marrin veresi

Se është pylli në varfëri

Kur i kthejnë veç një kryetar si ti e di

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco