Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Busti i Arbnorit/ Ja reagimi i artistes së njohur durrsake

Busti i Arbnorit/ Ja reagimi i artistes së njohur durrsake

15:07, 22/07/2018
A+ Aa A-

Busti i Pjetër Arbnorit i vendosur pak ditë më parë në ambientet e jashtme të sallës së Parlamentit të Shqipërisë, ka sjellë përplasje mendimesh dhe idesh në lidhje me realizimin e tij.

Për artisten durrsake, Keti Bashhysa, kjo skulpturë është përçudnim i figurës së Arbnorit.

Reagimi i artistes Keti Bashhysa:

Ky bust skulpturë i përket Pjetër Arbnorit, vendosur brenda hapësirës së parlamentit.

Arti është subjektiv.

Por duke parë këtë paçavure marr guximin të jap mendimin tim.

1. Ka një lojë të shëmtuar formash, pa pikën e harmonisë. Kam parasysh që çdo shtatore apo bust, në të gjithë botën ka trajta reale, karakterin e personazhit dhe në fund ka prekjen e autorit (stilizimin).

2. Cungim në parametra.

3. Mosbalancim anatomie plus stilizim.

4. E pa komunikueshme.

Autori i këtij busti është Sadik Spahija. Skulptor me eksperiencë, madje edhe i dekoruar me medaljen e mirënjohjes nga ish-presidenti Nishani. (Ok. Nishani ka dekoruar edhe të tjerë, më të padekorueshmit, dmth ky fakt nuk përbën lajm )!

Sadik Spahija, si duket e ka kuptuar që me bindje të hershme dhe idealizma, nuk i dilet dhe filloi të merrej vesh me KM, për të kapur ndonjë projekt (përndryshe LEKË).

Por, të tregosh të gjithë paaftësinë tënde ne një figurë aq njerëzore si Pjetër Arbnori, nuk më duket aspak normale, përkundrazi, përçudnim!

Sadik, bo lekë, por jo kaq neveritshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco