Historia shkon për skrap, dëmtohen monumentet e kulturës në Korçë

Historia shkon për skrap, dëmtohen monumentet e kulturës në Korçë

16:23, 21/07/2018
A+ Aa A-

Rikthimi i Shtëpisë së Flamurit në qytetin e Korçës një ndërtesë simbolike për historinë, ishte një moment mjaft i rëndësishëm, por ndërtesa duket se nuk i ka shpëtuar vëmendjes së vjedhësit të skrapit.

Për herë të dytë brenda vitit ullukët prej bronzi që shërbejnë për shkarkimin e ujrave, tek “Shtëpia e Flamurit” në qytetin e Korçës janë vjedhur.

Për drejtorin e Drejtorisë së Monumenteve, Gjergji Koki, ky është një rast i përsëritur, ku elementë të vendosur nëpër objektet e trashëgimisë kulturore grabiten nga persona të papërgjegjshëm.

Vjedhja e parë u regjistrua vitin e kaluar dhe mësohet se policia arriti t’i ndalojë personat përgjegjës, ndërsa jo më larg se fundi i vitit të kaluar e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Pazarin e Vjetër të Korçës, edhe ky një Monument Kulture i kategorisë së parë, ku u grabitën një pjesë e ullukëve të disa dyqaneve kryesisht në pjesën periferike të tij. TCH

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco