FOTO/ Nga e gjithë Shqipëria, homazhe për Fadil Hasën

FOTO/ Nga e gjithë Shqipëria, homazhe për Fadil Hasën

11:56, 17/07/2018
A+ Aa A-

Artistë nga e gjithë Shqipëria kanë mbërritur sot në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, për të marrë pjesë në homazhet e artistit të ndjerë tashmë, të madhit Fadil Hasa.

Personalitete durrsake, njerëz të artit dhe kulturës, përfaqësues të institucioneve, miq e të afërm, gjithë grupi i artistëve të Durrësit e Shkodrës, etj., të prekur nga ndarja nga jeta e artistit të merituar, marrin pjesë në homazhet e një prej aktorëve të humorit, që bëri të qeshë me vite me radhë breza të tërë shqiptarësh.

Fadil Hasa ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, duke lënë pas dy vajzat e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco