Një histori familjare që nis në vitin 1761

Një histori familjare që nis në vitin 1761

08:10, 23/06/2018
A+ Aa A-

Ata janë një nga familjet më të vjetra të Tiranës.

Sipas dokumenteve të kohës origjina e Demnerëve, nis që në vitin 1761, periudhe kur Adem Demneri përmendet në regjistrat e vjetër.

Që nga ajo kohë kanë kaluar 9 breza, ndërsa familja është shtuar e trashëguar, duke i sjellë Kryeqytetit shumë personalitete nga të gjitha fushat.

Jo çdo kush e kanë mundësinë që të ndërtojnë pemën gjenealogjike të fisit, por Demnerët e kanë bërë….

Kërkimi nis me gojëdhënat brenda familjes, por dhe në dokumentet e pakundërshtueshëm të kohës, që e bëjnë shumë të saktë punën shkencore.

Helioni, Mustafai, Vjollca dhe Bujari janë 4 përfaqësues të familjes.

Si Demner, janë krenar për mbiemrin që mbajnë dhe sa herë kanë mundësi, më të moshuarit e fisit, përpiqen t’u tregojnë nipave dhe stërnipave historinë e njerëzve të shquar që kanë dalë nga ky mbiemer.

Një libër është botuar për këtë familje nga profesori i njohur Ismail Demneri, ndërsa krenaria padiskutim mbetet pema familjare shumë e saktë, e cila pritet që të shtohet me degë të reja në dekadat e ardhshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco