FOTO/ Guns N’ Roses e ndezin zjarr, Firencen

FOTO/ Guns N’ Roses e ndezin zjarr, Firencen

07:47, 22/06/2018
A+ Aa A-

Një mbrëmje elektrizuese, nga ato që vetëm legjendarët Guns N’ Roses dinë të falin.

Kështu ishte për më shumë se 70 mijë të pranishmit në “Firenze Rocks”, festivalin ku Axl Rose e Slash risollën në kujtesë disa nga hitet më njohura si, “Sweet Child O’ Mine”, “November Rain” apo “Welcome To The Jungle”.

Në kujtim të mikut të tyre Chris Cornell i ndarë nga jetë 1 vit më parë, grupi performoi hitin e SoundGarden, “Black Hole Sun”.

Tour-i “Not In This Lifetime” i Guns N Roses, ka shitur më shumë se 3 milionë bileta në 3 vitet e fundit, duke dëshmuar se shkëlqimi i banda legjendare nuk ka perënduar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco