Julian Deda i ‘përvishet’ Erion Isait: Te ajo karrigia e drejtorit duhet të ketë noj gjë si të ngritur, se s’ka mundësi

Julian Deda i ‘përvishet’ Erion Isait: Te ajo karrigia e drejtorit duhet të ketë noj gjë si të ngritur, se s’ka mundësi

18:36, 19/06/2018
A+ Aa A-

“Hajt se je i vogël, kur të rritesh do zësh mend, do i shohësh filmat dhe më në fund do i kuptosh.” Kështu është shprehur artisti Julian Deda, i cili  ka reaguar ndaj Drejtorit të Teatrit të Kukullave, Erion Isait.

Ai është shprehur se Isai pas bëri fushatë me PS-në,  priste që ta bënin drejtor.

“Mirepo ata të partisë nuk po kujtoheshin për të, më saktë e harruan farë. Në këtë moment, ky harabel i lumtur socialist u nervozua dhe në shenjë proteste ndaj të vetëve, u rreshtua në krah të aktoreve për të mos prishur teatrin. Madje oborreve i shante këta të partisë, por me sa duket nuk i paska sharë se paskan dashur të prishin teatrin por sepse nuk e kishin mbajtur fjalën për t’i dhënë post.”, shprehet Deda.

Ai më tej është shprehur me inoni ndaj Isait duke thënë: “Nejse, me ç’po shoh karrigia e drejtorit duhet të ketë ndonjë gjë si të ngritur aty te ulësja, se s’ka mundësi te ndryshojë njeriu kështu.”

REAGIMI:

Miresevini ne pushtetin e Çuçkave.

Para se te behej drejtor.

Beri gjithe fushaten ne nje vend skajor te Shqiperise. I perulur para partise meme dhe te derguares per deputete zone. E beri me leket e veta, ose pa marre asnje lek. I vetmi shperblim qe priste, ishte ta benin diku drejtor ne ndonje qoshe. Mirepo ata te partise nuk po kujtoheshin per te, me sakte e harruan fare. Ne kete moment, ky harabel i lumtur socialist u nervozua dhe ne shenje proteste ndaj te veteve, u rreshtua ne krah te aktoreve per te mos prishur teatrin. Madje oborreve i shante keta te partise, por me sa duket nuk i paska share se paskan dashur te prishin teatrin por sepse nuk e kishin mbajtur fjalen per t’i dhene post.

Tani qe u be drejtor.

Del e thote “le te prishet Teatri”. Madje i quan karagjoze ata qe flasin dhe mendojne lirshem dhe drejte. I quan karagjoze koleget e tij.

Sa po qesh. Po çfare kolegesh i ke ti ata mor çun? Qe ti kesh kolege duhet te jesh si fillim aktor, pastaj hajde se flasim per kolege. Nejse, me ç’po shoh karrigia e drejtorit duhet te kete ndonje gje si te ngritur aty te ulesja, se s’ka mundesi te ndryshoje njeriu keshtu. Hajt se je i vogel, kur te rritesh do zesh mend, do i shohesh filmat dhe me ne fund do i kuptosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qazim 20/06/2018 01:00

Bravo Julian, këta janë kuçka dhe këlyshë kuçkash

Loran shehu19/06/2018 19:52

Dhe ti o Jul deda nuk je no nje fytyr me e mir se ky qe shan nje cop langoje je dhe ti o jul deda asgje me shum hajdut

Shto koment

Denonco