Presidenti Meta i jep titullin ‘Naim Frashëri’ violinistes së shquar shqiptare, Ervis Gega

Presidenti Meta i jep titullin ‘Naim Frashëri’ violinistes së shquar shqiptare, Ervis Gega

12:42, 16/06/2018
A+ Aa A-

Gjatë vizitës së tij në Berlin, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i akordoi në një ceremoni të veçantë violinistes së shquar shqiptare, Ervis Gega, Titullin e lartë ‘Naim Frashëri’.

Presidenti Meta me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë nga violinistja e shquar për lartësimin e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

‘Kam privilegjin që si President të Republikës të vlerësoj një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit tonë në Gjermani, në Evropë dhe në të gjithë skenat ku ajo demonstron talentin e saj’, - tha Presidenti Meta.

Duke vlerësuar talentin e zonjës Gega, performancën e saj në skenat më prestigjioze të Gjermanisë dhe të botës, si dhe karrierën shumë të suksesshme artistike si Koncertmaestre e parë e Filarmonisë së Bonn-it, Presidenti Meta nënvizoi se shqiptarët ndjehen krenarë me talente të tilla në botë.

Presidenti i Republikës i akordoi violinistes Ervis Gega titullin e lartë “Naim Frashëri” me motivacionin “në shenjë vlerësimi për kontributin artistik si një violiniste e shquar dhe e suksesshme shqiptare e cila interpretuar në festivalet shqiptare dhe në skenat e mëdha botërore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco