Derhemi e Trebicka kundër Vasilit: Qurrashi, vjen e na thotë çudira!

Derhemi e Trebicka kundër Vasilit: Qurrashi, vjen e na thotë çudira!

18:19, 15/06/2018
A+ Aa A-

Nuk ndalen debatet dhe perplasjet ne lidhje me çështjen e prishjes ose jo të godinës së Teatrit Kombëtar.

Numri i aktorëve që janë për prishjen e teatrit ekzistues dhe ngritjen e një kulle multifunksionale sipër tij mund të themi që numërohen me gishtat e dorës, po një nga më të flaktët mes tyre është Laert Vasili.

Edhe dje në takimin me Veliajn ai nxiti zemërimin e kolegëve të tij si Arben Derhemi, kur gjatë fjalës së tij ja nisi me qokat për kryebashkiakun.

Ai tha se ka tre vite që është kthyer në Shqipëri dhe nga Tirana me fekale, kryeqyteti është shndërruar në një histori suksesi që i referohen dhe mediat ndërkombëtare.

Ai kërkoi prishjen e menjëhershme të Teatrit duke sjellë dhe shembujt e vendeve europiane ku ai kishte qenë më herët.

Pas replikave dje me Arben Derhemin, një reagim të ashpër për të ka pasur sot dhe një tjetër koleg, Alfred Trebicka.

I ftuar në emisionin “Ditë e re” Trebicka është shprehur se ka ca qurrashë që pretendojnë se kanë parë Europën  dhe duan të krijojnë idenë se komuniteti i artistëve është i përçarë.

‘Pro shembjes së godinës vetëm 1 aktor ka dalë hapur “Unë jam pro shembjes”. Kjo pjesa tjetër që janë për teatër të ri, edhe Fred Trebicka është për teatër të ri.

Mos të na tregojnë çudira këta që kanë punuar nëpër gjithë teatrot e Evropës dhe erdhën tani që ti tregojnë Tiranës apo Shqipërisë sesi bëhet teatri.

Na tregojnë çudira këta sesi një teatër i ri do të ishte dinjitet, nuk e dimë ne këtë, që ky teatër i ri me të gjitha kushtet komode, bashkëkohore është në të mirën e teatrit. Dhe ne nuk e dinim këtë, shyqyr që erdhën këta qurrashët dhe na e treguan. Për teatër të ri janë të gjithë aktorët, i gjithë komuniteti teatror.

Por problemi këtu është se po luhet, po manipulohet me preferenca apo me qëndrime, ti je për këtë, ai është për atë. Është diskutuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve se komuniteti i artistëve është i përçarë, është i ndarë.

Në komunitetin e artistëve në mënyrë shumë të arsyeshme ka diversitet. Dhe marrëdhëniet që janë brenda aktorëve po përpiqen t’i manipulojnë sepse është pjesë e së tërës.

Siç është degraduar ndërtesa, degradohet komuniteti e pastaj vijmë tek individi, siç ishte rasti i fundit me zotin drejtor që po përpiqet të denigrojë disa figura që janë të padenigrueshme.

Kjo është pjesë e strategjisë afatgjatë për të ardhur deri në këtë pikë. Një nga gjërat pozitive të takimit me Erion Veliajn është se pjesa më e madhe e atyre që ishin aty thanë mendimin e tyre’, tha Trebicka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco