Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Cenove trashëgiminë kulturore? Gjoba shkon deri në 4 milionë lekë

Cenove trashëgiminë kulturore? Gjoba shkon deri në 4 milionë lekë

14:07, 14/06/2018
A+ Aa A-

Kundërvajtjet administrative të lidhura me mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive kulturore dënohen me gjobë e cila kap vlerën nga 10 mijë deri në 4 milion lekë.  Kjo masë është e parashikuar në ligjin për trashëgiminë kulturore i cili tashmë ka hyrë në fuqi.

Sipas këtij ligji ministria e Kulturës sëbashku me njësitë vendore janë institucionet të cilat do të kryejnë monitorimin e trashëgimisë kulturore.

Lidhur me atë çfarë parashikon ligji për masën e gjobave ato fillojnë që nga 10 mijë lekë deri në 40 mijë lekë për ndërhyrjet në zonat kulturore nga subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe deri tek shuma prej 4 milion lekësh për  kundërvajtjet administrative të lidhura me hulumtimet arkeologjike dhe gjetjet.

Ligji sipas scan.tv, parashikon masa ndëshkuese me gjobë nëse këto hulumtime bëhen nga persona të palicencuar apo të licencuar në kundërshtim me ligjin si edhe kur bëhen ndërhyrje të paautorizuara.

Ndërsa për gjetjet merren masa kur ato nuk deklarohen ose nuk ruhen. Të ardhurat e mbledhura nga kundërvajtjet administrative derdhen në Fondin Kombëtar të Kujdesit për Trashëgiminë Kulturore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco