VIDEO/ Teatri për fëmijë nga skandali në festival

VIDEO/ Teatri për fëmijë nga skandali në festival

06:43, 26/05/2018
A+ Aa A-

Qendra Kombëtare e Fëmijëve ka kohë që nuk ofron asgjë dhe në këtë boshllëk vjen një festival ndërkombëtar i Teatrit me Kukulla. Nga 27 maji deri më 1 qershor, falas për të gjithë fëmijët në Tiranë.

E ndërsa qendra e fëmijëve ka pezulluar prej disa muajsh aktivitetin për shkak të një skandali korruptiv, një tjetër teatër organizon atëherë kur askush s’e priste një festival ndërkombëtar të Teatrit me Kukulla. Nga 27 maji deri më 1 qershor, histori fantastike falas me gjuhën e kukullave.

Ky edicion i parë prezanton teatrin turk me dritë-hije që fokusohet në elementet shamanistikë të Karagozit.

Rumania sjell një performancë marionetash për lidhjet e botës njerëzore me universin fantastik të engjëjve. Spanja e tregon botën e teknologjisë në një mënyrë për të reflektuar për kuptimin e jetës dhe atë që shpesh e harrojmë.

Kina me “Djali plangprishës” shfaq traditën e kukullave me rroba.

Me të njëjtën traditë prezantohet edhe Shqipëria me “Don Kishotin” e Servantesit realizuar nga Klajd Ymeri.

Krahas festës shkojnë edhe kauzat e festivalit në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe me sindromën down.

Shfaqjet mbahen çdo ditë në orën 11:00 në sallën “Shekspir” të Teatrit Metropol dhe në mbrëmje në orën 20.30 në sheshin "Skënderbej".

Para dhe pas çdo shfaqeje është menduar një spektakël vallesh dhe paradë kostumesh me fëmijë nga tradita e vendeve pjesëmarrëse në festival.

Teatri Metropol dhe Klau’s Film Assosiation si organizator të të quajturit “Skanderbeg”, Festival Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave, mendojnë se fundi i vitit shkollor është periudha më e mirë për t’i njohur fëmijët dhe artistët me format bashkëkohore të këtij zhanri artistik aq edhe edukativ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco