Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

'Degradim i Teatrit dhe degradim i njerëzve, shumica janë anonimë, bëjnë qokat e drejtorit'

'Degradim i Teatrit dhe degradim i njerëzve, shumica janë anonimë, bëjnë qokat e drejtorit'

07:44, 14/05/2018
A+ Aa A-

Aktori Alfred Trebicka, i shqetësuar për shmebjen e Teatrit Kombëtar, gjykon se ndasia e krijuar mes aktorëve për këtë çështje ka të bëjë me faksin se nuk është degraduar vetë, godina, por është punuar për të degraduar njerëzit. I pyetur nga Panorama se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për atë Teatër, Trebicka tha:

"Për mua personalisht, zgjidhja më e mirë është që ai korpus që është aty të marrë një status monumenti dhe kjo është një ide që unë e kam thënë edhe shumë vite më parë. Ai vend nuk ka pse prishet, sepse ai ka ato vlera që ne të gjithë i dimë, qoftë në aspektin kulturor e atë historik. Qoftë variant i rikonstruksionit, o mirëmbajtjes, o kthimi në muze, nuk do të thotë që ai s’do të jetë më funksional. Mund të mos ketë të njëjtin kapacitet që ka sot, por do të jetë në funksion, gjithnjë mbasi të jetë vënë dorë dhe të jenë krijuar të gjitha ambientet e kushtet. Ne e dimë shumë mirë që mund të bëhet dhe nëse ata e kanë përzemër, le të bëjnë edhe Teatër të ri. Argumenti i mungesës së fondeve është qesharak. Vetëm për Teatrin nuk kanë fonde këta njerëz?! S’kanë as për ta lyer?! Të gjitha këto që pengohen, ngrihen si argument, që kjo duhet të shembet. Njerëzit, ngaqë nuk janë të përfshirë, i marrin këndvështrimet e ndryshme si të mirëqena. Këtë e shoh edhe te njerëzit që janë larg kësaj gjëje e më pyesin përditë… Të gjitha janë thënë dhe dihet që interesi është i pastër mbi truallin, gjitha të tjerat janë të kota, biseda shterpë që nuk të çojnë asgjëkund. Këto ditë është rikujtuar qëllimi i pastër, edhe përmes videove të vjetrave, kolegëve tanë. Që atëherë, aferat kanë qenë të pastra, synimi është vetëm të shfrytëzohet toka. Situata është e qartë, i gjithë problemi është sesi do merren vendimet."

U bënë disa të hëna tashmë që ju mblidheni dhe nuk merrni asnjë përgjigje, nuk po reagon askush. Kjo është pjesa që krijon shqetësimin më të madh.

A po ju shpërfillin enkas?

Ne nuk na befason më asgjë, që në fillim u ndeshëm me këtë qëndrim. Megjithatë, duke qenë të qëndrueshëm në qëllimin tuaj, duhet të kishte pasur një reagim. Përgjigjet janë spostimet. Nga Ministria spostohet vendimi te Kryeministria, nga Kryeministria te bashkia, një lojë e kotë, manovra.

Si e parashikoni të ardhmen e afërt?

Përderisa, siç kemi dëgjuar, Teatri do shkojë te “Turbina”, pas atij transferimi, do të ketë edhe hapa më konkretë, që do të thyejnë heshtjen aktuale.

Pra, ju, megjithëse jeni i angazhuar në këtë grup të vogël aktorësh që po përpiqen të ruajnë Teatrin, mendoni që ajo është e ardhmja, “Turbina? Pra, edhe pse përpiqeni, e dini që fundi ai është…

Që do shkojnë atje, e dinë ata që e kanë pranuar këtë. Ai kontingjent i atyre njerëzve që e quajnë veten aktorë. Unë nuk e kuptoj si mund të jetë aktor një qenie që ka frikë nga rrobat që vesh, ndërkohë që ne që merremi me këtë punë, aktorët e gjithë botës, kudo e në çdo regjim, kanë qenë njerëzit më të lirë të shoqërisë…

Edhe me më tepër ndikim… Nëse do ishit bashkë, mund të kishte pasur rrjedhë tjetër….

Nuk ka se si të jemi bashkë sepse aty është punuar edhe në këtë drejtim. Aty nuk ka vetëm degradim godine, aty është punuar edhe për të degraduar njerëzit. Teatri Kombëtar nuk është godina, janë njerëzit që e bëjnë atë. Teatri kombëtar ka pasur qindra aktorë, por jo të gjithë kanë lënë gjurmë, sigurisht që gjithsecili ka pjesën e tij, por nuk janë njësoj. Pra, edhe kontingjenti që është afruar me format kontraktuese 6-mujore të sistemit të dyshimtë, që e fabrikon kontingjentin me indiferencë e rehati, të çon në degradim. Pavarësisht se sot shitet si sukses i madh i Teatrit, por kjo është një temë tjetër, që duhet analizuar më vete. Suksesi nuk janë shifrat, por cilësia, këtu s’ka as kritikë, as bord serioz që të analizojë produksionin. Janë 3-4 projekte të teatrit, që janë të dështuara dhe nuk flet askush. Merren vetëm me shifra, që edhe ato janë të dyshimta…

Aty janë vënë kryevepra dhe janë vënë për faqe të zezë dhe askush nuk thotë asgjë, dalin vetëm spërdridhen duke dhënë justifikime të kota. Unë me timen, edhe pse nuk e kam artikuluar, kam arritur në një përfundim; aty, nëse shembet ajo godinë, ne nuk kemi për të pasur më teatër sepse ky degradim, qoftë i ndërtesës, qoftë i institucionit, do ta zhbëjë teatrin. Ne do bëjmë gjëra që lidhen me skenën, por teatër nuk do të ketë më! Degradimi i strukturës institucionale vjen edhe nga mënyra si ndërtohet programi, repertori, njerëzit që afrohen. Treçereku i njerëzve aty janë anonimë, vetëm për të bërë qokat e drejtorit, që ai të krijojë elektoratin e tij. Ai është kthyer tashmë në një institucion, ku punojnë ca njerëz që marrin një rrogë dhe janë të kënaqur me ato buxhete projektesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari15/05/2018 12:53

Faleminderit Alfred Trebicka!

Popull14/05/2018 10:20

Sa keq me vjen qe po vrasin dhe kulturen. Njerez qe flasin e punojne per "kulturen" por vetem qe po e shkaterrojne. Ai teater do te prishet sepse ashtu duan "ATA". P"staj ju shkoni dhe ne Strasburg po te doni. Kush do ti paguaje leket e gjyqeve? Sigurisht ne kurriz te popullit. A u prish godina e vjeter e "INSIGUT" prone e Petrelesve? Njesoj do te veprohet dhe me godinen e teatrit. Nje dite te bukur do te vije policia Bashkiake, e shtetit, e ku di une. Do te rrethohet. Kush kundershton ne komisariat dhe fillon prishja e teatrit. Skenar i njohur tashme. Shikoni Tiranen, e gjitha ne ndertim. Nuk po lene qoshe boshe te Tiranes pa u ndertuar, e betonizuar. E kane marr me vrull te madh. Nuk pyesin per pronar. Eshte e ketij apo atij. Vetem merret e ndertohet. O zot na ruaj nga keta te pangopur. Mbaju doren o zot. Qenkemi qare kot nga Saliu. Keta qenkan e cqenkan. Mjere ne Tiranesit ne cdore kemi rene.

Shto koment

Denonco