Eleni Foureira: Faleminderit Europë, për dashurinë tënde!

Eleni Foureira: Faleminderit Europë, për dashurinë tënde!

07:39, 13/05/2018
A+ Aa A-

Eleni Foureira, këngëtarja greke me origjinë shqiptare, e cila arriti ta rendisë Qipron të dytën në Eurovision me këngën e saj të zjarrtë ”Fuego”  falë votave të jurive dhe sidomos të publikut, ka përshëndetur në Twitter pak orë pas suksesit, votuesit e saj:

“Faleminderit Europë, për dashurinë tënde!”

Foureira i ka dërguar urime të ngrohta shoqëruar me simbolin e një zemre, edhe Netta Barzilai, këngëtares izraelitet që arriti t’ia rrëmbejë çmimin e parë në momente drithëruese kur ato prisnin krah për krah.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    shqiptar13/05/2018 10:33

    Në përshtypjet e mija, si një ndjekës i hershëm i Festivalit europian të këngës, ky festival shquhej në tërësi për këngë të niveit të lartë artistik, qoftë si krijimtari e qoftë si aftësi interpretuese. Ajo që më tërheq vëmëndjen si shqiptar akoma më shumë për këtë festival, ësht fakti se për herë të parë, tre vende pjesmarëse u paraqitën denjësisht me këngëtarë shqiptarë. Shqipëria, Italia e Qipro. Eugenti, Ermali e Eleni.

    Shto koment

    Denonco