Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ Çifti mbretëror shqiptar merr pjesë ne ceremoninë ‘Nata e Yjeve’ në Belgjikë

FOTO/ Çifti mbretëror shqiptar merr pjesë ne ceremoninë ‘Nata e Yjeve’ në Belgjikë

09:29, 09/05/2018
A+ Aa A-

Fundjavën që lamë pas Princ Leka së bashku me Princeshë Elia Zaharia Leka kanë marrë pjesë në eventin e ‘La Nuit des Etoiles’  në Bruksel, ose siç quhet ndryshe Nata e Yjeve. Eventi i cili është organizuar Princit Albert II të Monakos  është zhvilluar në Pallatin Egmont.

Pinceshë Elia ka ndarë në Facebook disa momente të shkrepuar nga kjo eceremoni e veçantë.

‘Këtë fundjavë morëm pjesë në eventin "La Nuit des Etoiles" - Nata e Yjeve në Bruksel, Belgjikë, nën patronazhin dhe në prani të Lartësisë së Tij Princi Albert II i Monakos.

Princi Leka II mori pjesë në konferencën ndërkombëtare në Qëndrën e Arteve të Bukura, organizuar nga « Konferenca e Madhe Katolike e Belgjikës ». Tema e saj ishte: "Ajri, Toka dhe Deti, sfidat jetësore të këtij shekulli".

Ngjarja kryesore e fundjavës ishte darka gala "La Nuit des Etoiles" në Pallatin Egmont e cila ishte organizuar nga Lartësia i Tij Mbretërore Charles- Philippe, Duka i Anjour, në mbështetje të "Fondacionit të Princit Albert II të Monakos".

Veprimtaria u ndoq nga personalitete të artit dhe kulturës, politikës, gazetarisë dhe shkencës. Mysafirët Mbretërore ishin LTM Princi Albert II i Monakos, LS Princeshë Lea e Belgjikës, LT Princ Michel si edhe Nicolas dhe Alina të Rumanisë.

Dëshiroj të falenderoj mikeshën time të talentuar Blerina Kllokoqi Rugova për fustanin e mbrëmjes’

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco