Aleksandër Moisiu: Lejomëni t'i shpreh falenderimin tim, Parisit

Aleksandër Moisiu: Lejomëni t'i shpreh falenderimin tim, Parisit

07:52, 08/05/2018 Nga Aurenc Bebja, Francë
A+ Aa A-

“Comoedia” ka botuar, të dielën e 6 nëntorit 1927, në ballinë, telegramin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut, dërguar asokohe kryeredaktorit të po kësaj gazete kulturore franceze, Z. Gabriel Boissy. Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, dokumentin ekskluziv :

Parisi i ka bërë një mikpritje të paanshme e të sinqertë z. Aleksandër Moisiut dhe trupës që e shoqëroi, ashtu si Franca di gjithmonë t’u rezervojë gjërave cilësore të mendjes dhe artit. Z. Moisi, shumë i prekur ndaj kësaj pritjeje, i dërgoi dje kryeredaktorit tonë, para se të merrte anijen në Boulogne (Bulonjë) për Amerikë, telegramin në vijim :

Gabriel Boissy, Comoedia, Paris.

“Para se të nisem për në Amerikë, më lejoni, nëpërmjet jush, t’i shpreh falenderimin tim Parisit, për pritjen e ngrohtë që iu bë trupës time dhe mua nga shokët e mi francezë, nga publiku dhe veçanërisht nga Comoedia. Kjo mikpritje do të më mbetet e paharrueshme, si një ndër gëzimet më të mëdha të jetës sime.”

Aleksandër Moisiu

    (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco