Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar/ Ndrenika: Kjo tokë është Jeruzalemi ynë, që duan ta mbysin...

Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar/ Ndrenika: Kjo tokë është Jeruzalemi ynë, që duan ta mbysin...

20:00, 07/05/2018
A+ Aa A-

Artistët dhe aktorët që kundërshtojnë projektin e qeverisë Rama për prishjen e godinës aktuale të teatrit Kombëtar kanë vijuar edhe këtë të hënë protestën e tyre, të cilës i janë bashkuar vecc qytetarëve edhe deputetë të opozitës.

Robert Ndrenika, aktori i madh i skenës shqiptare, tha se artistët janë gati të diskutojnë të gjitha variantet, por shtoi se kjo tokë, është e shenjtë dhe nuk duhet prishur.

 “Nuk di të jetë konsultuar. Një arkitekt më tha:  ajo që pashë nuk vlen as për teatër të Lezhës!

Por unë si minimalist e pranova. Duhet të jenë në diskutim edhe prishja edhe ndërtimi, të bëhet një teatër i mirë që të rrojë 500 vjet.

Megjithatë unë mendoj që toka e këtij teatri është më e shenjta.

Ky është Jeruzalemi jonë,  të cilën duan ta mbysin “kryqëzatat”. Tani për ne që kemi kemi 70-80 vjet këtu, nuk është gjynah që të vijnë 3-4 biznesmenë dhe ta marrin e ta shesin këtë tokë?! Kjo nuk ka logjikë.

Prandaj në të mbrojmë tokën se kjo është e jona, e komunitetit”, tha Ndrenika.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Fieraku nga Ferrasi08/05/2018 08:33

    Shiko se do ta prishin naten Flini me Turne aty.

    Shto koment

    Denonco