'New York Herald': Mbreti Zog dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe të takojë presidentin Roosevelt

'New York Herald': Mbreti Zog dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe të takojë presidentin Roosevelt

07:35, 07/05/2018 Nga Aurenc Bebja, Francë
A+ Aa A-

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 30 prillit 1938, në faqen n°2, shkrimin e gazetës amerikane “New York Herald” në lidhje me dëshirën e mbretit Zog për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjatë kësaj vizite të takohet me presidentin Roosevelt.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim, shkrimin e plotë :

“Shqipëri

Pas dasmës së mbretit Zogu I

New York Herald sjell lajmin nga Durrësi :

Mbreti Zog I dhe Mbretëresha Geraldinë ndoshta do të bëjnë muajin e mjaltit në Shtetet e Bashkuara. Mbreti ka deklaruar se dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe se, po ashtu, do të donte shumë që të takojë presidentin Roosevelt.

Mbreti dhe Mbretëresha u larguan në fund të ditës në makinën e dhuruar nga kancelari Hitler, dhe bënë një shëtitje të gjatë. Mbretëresha Geraldinë po e ngiste.

Nga ana tjetër, njoftohet nga Tirana se princi Mehmed Abid, kunati i sovranit dhe i ngarkuari me punë në Paris, do të marrë postin e tij brenda pak ditësh.

Së fundi, midis dhuratave që u dhanë sovranëve shqiptarë me rastin e martesës së tyre, vumë re ato të qeverisë franceze : një shërbim tavoline prej tetë pjesësh me garnitura dhe njërin mbi të gjitha prej porcelani të Sèvres (Sevrës), si dhe një pasqyrë për mbretëreshën.”/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco