FOTO/ Vdes në moshën 18-vjeçare, djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka

FOTO/ Vdes në moshën 18-vjeçare, djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka

09:34, 06/05/2018
A+ Aa A-

Një lajm i zi ka pushtuar mbrëmjen e djeshme familjen e shkrimtares së njohur shqiptare, Flutura Açka.

Në moshën më të mirë, 18-vjeçare Açka ka humbur djalin e saj të vetëm, Jerin van den Brink. Lajmin e zi e ka konfirmuar vetë shkrimtarja me një postim në Facebook.

‘Miqtë e mi,

Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit.

Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush.

Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri.

Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.

Flutura’.

Redaksia e SYRI.net i bashkohet ngushëllimeve të familjes së shkrimtares Flutura Açka për këtë humbje të parakohshme të djalit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

henry veldkamp06/05/2018 20:49

U preka nga lajmi i hidhur, i shkruajtur heroikisht pa deshprim dhe pa revolt. Nena e fort, paç djalin tend gjithmone me vete. Jeta vazhdon, dashuria nuk vdes. You never have to worry anymore about your son. His life but enriches yours. And that is true for your husband too.

Redi.06/05/2018 11:52

Zoti ju mbajtete mendjen.Me shpirt dhe me zemer mare pjese ne dhimbjen tuaj.

Jana06/05/2018 11:26

Nuk ka fjale qe mund te te sheroje e te te ngushelloje per nje humbje te tille. Jeta vazhdon dhe duhet te behesh e forte se dhimbje e tille nder vite vjen e shtohet. Qofte mire me Zotin djali juaj e ngushellime .

Kosta06/05/2018 10:54

Ngushellime, per humbjen tuaj shume te rende.....aq sa munde te ngushellohet nje Nene per humbjen e djalit te saja.......qofte i xhenetit.....

Daj Jaku06/05/2018 10:53

Nuk egziston fjalë që të mundet të përshkruajë dhe të ngushëllojë dhimbjen e nënës për humbjen e fëmijës, aq më tepër në këtë moshë. I bëftë dritë shpirti në Parajsë. Durim e kurajo o nënë trimëreshë.

Daj Jaku06/05/2018 10:53

Nuk egziston fjalë që të mundet të përshkruajë dhe të ngushëllojë dhimbjen e nënës për humbjen e fëmijës, aq më tepër në këtë moshë. I bëftë dritë shpirti në Parajsë. Durim e kurajo o nënë trimëreshë.

t06/05/2018 10:41

Zoti ta sherofte dhimbjen dhe te dhente force per vete e per shqiptaret

Idi06/05/2018 10:08

Ngushellimet me te sinqerta per nje humbje te tmerrshme te familjes suaj e ne vecanti zonjes Hacka. U prefte ne paqe

Shto koment

Denonco