Arkiva Shqiptare dhe e Kosovës drejt unifikimit, thirrje studiuesve ta trajtojnë njësoj historinë kombëtare

Arkiva Shqiptare dhe e Kosovës drejt unifikimit, thirrje studiuesve ta trajtojnë njësoj historinë kombëtare

13:50, 02/05/2018
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia e Arkivave të Kosovës, po vijojnë bashkëpunimin e tyre, me qëllim unifikimin e praktikave arkivore në të gjitha viset shqiptare.

Më 9 qershor 2018, do të zhvillohet në Prishtinë, Konferenca e Dytë Mbarëkombëtare e Arkivistikës, që synon të kthehet në traditë, pas konferencës së parë mbarkombëtare të zhvilluar vjet në Tiranë.

Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë bashkë arkivistët e Shqipërisë dhe të Kosovës, arkivistët shqiptarë të viseve jashtë Shqipërisë, por që veprojnë ndër shqiptarë, nga Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe të tjerë arkivistë që punojnë apo studiojnë në fushë të arkivistikës.

Temat që propozohen për diskutim lidhen specifikisht me arkivistikën, por edhe me historinë e arkivave apo institucioneve arkivore në zonat shqipfolëse.

Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u drejtohet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë me ruajtjen e kujtesës kolektive.

Viti Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është një shans i artë për të gjithë arkivistët dhe historianët për të përafruar praktikat profesionale në viset kombëtare.

Drejtoria e Përgjtihshme e Arkivave u bëri thirrje sot të gjithë studiuesve të bashkohen në këtë përpjekje për të trajtuar historinë kombëtare njëjtrajtshmërisht pavarësisht kufijve politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco