Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Filmi i fundit 'Të thyer', artikulli i medias italiane për regjisorin shqiptar Edmond Budina

Filmi i fundit 'Të thyer', artikulli i medias italiane për regjisorin shqiptar Edmond Budina

12:09, 24/04/2018
A+ Aa A-

Gazeta italiane “Il Manifesto” i ka kushtuar një shkrim regjisorit shqiptar Edmond Budina. ”Intelektuali i madh shqiptar flet për filmin e tij të fundit “Të thyer”, një portret i pashpirt i vendit të tij pre e neoliberizmit të egër, ku logjika e parasë është shkaku i ndotjes së ambientit e moralit”, shkruan “ll Manifest”.

“Filmat e parë prej Shqipërisë komuniste janë parë në Leçe në fund të viteve ’70 kur nuk qe e thëne që thjesht duke trokitur në ambasadë të hapej dera. E në fakt megjithë izolimin me total në edicionet e para të një festivali që quhej “Kinemaja dhe jugu i Evropës” ambasada dha lejen për ndonjë komedi, por edhe për filmin dramatik Ballë për ballë të Kujtim Cashkut e Piro Milkanit (1979), ku një nëndetëse sovjetike pa paralajmëruar ndodhej në ujërat territoriale të Shqipërisë pas çarjes historike të dy vendeve në 1961.

Oficeri i ri sovjetik interpretohej nga Edmond Budina, që ishte këtë vit i ftuar në edicionin e 19 të “Festivalit europian të filmit” (9-14 prill) në Leçe të drejtuar nga Alberto La Monica ( tashmë të fiksuara dhe datat e vitit të ardhshëm: 8-13 prill) që ka vazhduar çdo vit jo vetëm të prezantojë filma të rinj shqiptarë, por edhe nëpërmjet Forumit të bashkëprodhimeve mesdhetare të Apulia Film Commissione të favorizojë bashkëprodhimet (Veç projektit për të pajisur me teknologji moderne dy salla shqiptare).”, nis shkrimi i gazetës italiane. Më tej ai vazhdon duke shkruar se: ”Shqipëria e sotme me vrapin e saj të çmendur drejt neoliberizmit nën çelësin ballkanik tregohet nga Edmond Budina tek Të thyer, premierë kombëtare (prodhuar nga A.B.Film me italianen Revolver e maqedonasen KT Film&Media) dhe që së shpejti do të jetë në sallat tona. Filmi i tretë i regjisorit pas Letra ere dhe Ballkan Pazar, tregon shkatërrimin e traditave dhe zakoneve, të miqësive dhe marrëdhënieve familjare të shkaktuara prej transformimit të shpejtë.

Interpretuar prej vete regjisorit është si të mishërojë shpirtin e pazbutur të një vendi të vënë në provë të vështirë prej liberalizmit të pamëshirshëm, nga një proces problematik modernizimi dhe nga spekullimi që nuk do t’ia dijë për askënd. Edmond Budina që ka luftuar për demokracinë dhe që kur ishte i ri në vendin e tij ka ditur të ngrejë zërin, vazhdon ta bëjë dhe sot që jeton në Itali. Filmi i tij është më shumë se një paralajmërim dhe përballet me temën e bizneseve që bëhen me mbetjet toksike: u prit mirë nga spektatorët në Tiranë, thotë, por jo nga politikanët që me sa duket “kanë frikë se hapet kutia e Pandorës”.

Tek “ TË THYER” një nga temat qendrore është ajo e ndotjes së ambientit, pikërisht këtu në Meledugno është shpërthyese tema e TAP, gazsjellësit që kalon pikërisht edhe në Shqipëri: cilat janë reagimet në vendin tënd?

Shqiptarët janë të kënaqur, nuk ka asnjë kundërshtim, thonë se sjell punë, kanë shpronësuar tokat, u kanë dhënë ca lek pronarëve dhe ata janë të kënaqur. Gazsjellësi kalon pranë Fierit në zonën qëndrore të vendit, zonat turistike janë në jug.

Përsa u përket mbeturinave toksike për të cilat flet, njerëzit janë paralajmëruar? Rebelohen?

Të njëjtët që më parë kundërshtonin, tani që janë neë pushtet duan t’i lejojnë, por në një vend ku rregullat nuk respektohen, nuk ka mundësi për një kontroll real. Pikërisht kur “Të thyer” shfaqej në kinema, në Shqipëri u përhap lajmi se 13 kontainerë të nisur nga Gioia Tauro u zhduken në Shqipëri. Burimet shtetërore e përgënjeshtruan, por diçka e vërtete duhet të jetë. Në Shqipëri kane pak respekt për natyrën, kanë prerë pyje të tëra, kanë gërryer lumenjtë për t’i përdorur për materiale ndërtimi, në det derdhen vajëra anijesh, biçikleta, lavatriçe. Kjo të bën te mendosh se krimi punon.

Ka ligje specifike meqë ra fjala?

Në kundërshtim me ligjet askush nuk dënohet, shih betonizimin e Tiranës, që është bërë një xhungël çimentoje dhe ndotjeje. Edhe pse kryetari i bashkime ka mbjellë peme, duhet në fakt të bllokojë betonizimin.

Filmi yt nuk i referohet vetëm Shqipërisë, flet për probleme që u përkasin të gjitha vendeve?

Shqiptaret kane ngut të hyjnë në ketë komunitet globalizimi. Nëse flet me njerëzit ka nga ata që thonë se mafia shqiptare bën mirë sepse investon në vend. Është krijuar një mentalitet që gjithçka shkon mirë nëse bën para, në kundërshtim me atë që më parë konsiderohej e moralshme. Më parë familja ishte shumë e bashkuar, edhe pse i lidhte varfëria, shtypja. Tani prindërit mbeten vetëm dhe shpesh dërgohen nëpër azile.

Nga shqiptaret që kanë ardhur në Itali shumë vazhdonin për Amerikë, Kanada: këta nuk kanë sjellë në vend një lloj ndryshimi në mentalitet?

Shumë pak janë rikthyer, as unë që jetoj në Itali, por së paku përpiqem të ngre zerin. Ata që janë jashtë diçka me tepër në ndërgjegje e kanë, si ndonjë këngëtare e njohur në Gjermani apo Zvicër, që këndojnë kundër ndotjes.

Ti ke ngritur gjithmonë zërin edhe në momente aspak të lehta, si në një shfaqje të paharrueshme Kadaresë?

Kam venë në skenë në vitin 1990 një dramatizim të “Natës me hëne”, një shfaqje inovative kundër regjimit, që ka pasur shumë sukses në publik. Pas asaj shfaqjeje kanë filluar revoltat e studenteve. Ata më thirrën, me deshin të shkoja me ta tek Alia së bashku me intelektualë të tjerë. Më thanë: “Duam që ti të vish me ne, na ke frymëzuar për t’u rebeluar”. Mbeta shumë i befasuar, ishte një moment emocional shumë i madh. Prej atje lindi dëshira ime për pluralizmin demokratik.

Për çfarë flitej në atë shfaqje për të pasur një efekt kaq tronditës?

Ishte historia e një vajze, që për motive pa vlerë i kërkohet një dëshmi vergjiniteti dhe në qendër të shfaqjes kishte shumë referime për regjimin, shkopinjtë e gomës e deri tek një aktore që imitonte zërin e Enver Hoxhës, një gjë e paimagjinueshme. Njerezit ne salle ngrinin dy gishtat ne shenje fitoreje. Për mua Kadare është zëri që na ka emancipuar, që na ka dhënë guxim. Nuk konsiderohej si disident, por në fakt ishte, policia sekrete e kontrollonte dhe tani ka dokumenta që e vërtetojnë. Isha 19 vjeç kur u botua Dimri i vetmisë së madhe, me kujtohet qe kam nënvizuar me te kuqe kete fraze: “ Lufta më e ashpër në socializëm është midis të aftëve dhe të paaftëve, por ata që tërhiqen të parët janë të aftët” duke lënë te kuptohej se qeverisnin të paaftët./Shqip

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco