Pas raportit të DASH për mediat, reagon Adi Krasta

Pas raportit të DASH për mediat, reagon Adi Krasta

11:35, 23/04/2018
A+ Aa A-

Adi Krasta ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të pëlqyera në ekrane, edhe pse u bë kohë tashmë që ka zgjedhur të mos jetë aktiv në televizion.

Së fundi ai ka reaguar në lidhje me raportin e DASH, ku media cilësohet në një pjesë të mirë si e kapur nga politika dhe korrupsioni.

Ai shkruan se ne nuk na duhet një raport për të kuptuar që media nuk është në ditët e saj më të mira. Krasta shkon më tej teksa shtron pyetjen se ku është reagimi i pjesës më të shëndetshme të publikut.

‘’Nuk duhet raporti i Departamentit te Shtetit per te kuptuar e konfirmuar se media e mire ne vendin tim ia ka lene vendin medias se dobet e te kapur. Pyetja ime eshte: Ku eshte reagimi i pjeses se mencur e te shendeteshme te publikut? Ky reagim mungon!”, shkruan Krasta.

Ndërkohë në raportin e DASH për mediat thuhej: Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi të gjerë pikëpamjesh, megjithëse pati disa përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe indirekt politik e ekonomik ndaj saj, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që punonin për histori investigative për krimin dhe korrupsionin”.

Po ashtu, “presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve e ndrydhën medien e pavarur të shkruar” dhe problem mbeti autocensura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco