Kastrati ble Top-Channel?! Ja reagimi i kompanisë…

Kastrati ble Top-Channel?! Ja reagimi i kompanisë…

14:57, 22/04/2018
A+ Aa A-

Njw ditë më parw u raportua nga portalet se biznesmeni Shefqet Kastrati ka arritur marrëveshje për blerjen e Top Channel. Lajmi i referohej burimeve nga Top Channel, të cilët kishin konfirmuar për Albeun se tashmë marrëveshja ishte arritur dhe kishin ngelur vetëm disa detaje ligjore për përmbylljen e marrëveshjes.

Por, përmes një reagimi drejtuar redaksisë në fjalë, drejtues të Kastrati Group kanë hedhur poshtë këtë lajm duke njoftuar se kompania e tyre nuk ka blerë Top Channel dhe se as nuk është në bisedime për blerjen e këtij televizioni.

“Ne nuk kemi lidhje me këtë blerje dhe as nuk jemi të interesuar për blerjen e Top Channel”, ka deklaruar njëri nga drejtuesit e Kastrati Group.

Shefqet Kastrati është një prej biznesmenëve më të fuqishëm për momentin në Shqipëri duke e shtrirë aktivitetin e tij gjatë viteve të fundit edhe në sektorë të tjerë si ndërtimi dhe hoteleria, krahas karburanteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco