Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Iva Tiço, ‘Vettingu’ për një vajzë single, ose aty rrotull…

Iva Tiço, ‘Vettingu’ për një vajzë single, ose aty rrotull…

11:09, 20/04/2018
A+ Aa A-

Nga Ilir Hoxha

Gjithnjë kam patur simpati për vajzat papërkrahje të cilat vinin në Tiranë nga zonat rurale me një ëndërr futur fort thellë në valixhet e tyre të drunjta – “atë të të arriturit të dickaje në Tiranën e madhe, të shndritshme, të lakmuar e plot mundësi”.

Këto vajza më kanë ndjellë deri respekt, konsideratë madje edhe një lloj dhimbsurie, sigurisht, në ato pak raste që kanë arritur t’ia dalin duke sakrifikuar dhe realisht duke e merituar…po në rastin e Ivës çfarë mund te them?

Në fakt, Iva Tiço nuk është një vajzë dembele, përkundrazi, ka punuar e luftuar shumë fort sidomos për të lënë pas anonimatin e pikënisjes, në përpjekje për të stabilizuar jetën….megjithatë Iva, nuk duhet të harrojmë kurrë që femrëes, përsa do e mirë, e mençur, e zgjuar e bukur të jetë, të moçmit i urojnë FAT, fat o Iva, që fatkeqësisht ty nuk të ndriti pavarësisht sakrificave sublime e tejhuasuese që e “vyshkin” shpirtin e trupin e një femre, dhe tashmë ke arritur në një moshë që në termin popullor është sa i dhimbshëm aq edhe i pashpresë: lëneshë, lëneshë që stresohet e lëndohet nga suksesi i të tjerëve.

Liria e të shprehurit vjen njëherazi me benefitet që përgjegjësitë që bart në vetvete, ky term romantik. Iva Tiço, është një vajzë që lirinë për të folur, ndërsa shan, lirinë për të sharë ndërsa hesht për të vërtetat, e ka bërë gjithmonë duke u identifikuar me më zogun kryesor të redaksisë së gazetës ku ka punuar, duke u lidhur fort me rrulat e ministrisë ku ka shërbyer, me kryeministrin e radhës të cilit i ka shërbyer dhe sot e gjithë ditën me kryebashkiakun e radhës të Tiranës për të cilin shërben.

Ajo që e bën të veçantë Iva Tiçon në mungesën e koherencës në qëndrimet e saj, është sepse “Lule këmbora” është nga ato “blogere” që punon nën moton “ç’më duhet mua se ç’bëj unë”.

Në një katund të madh si ky vendi ynë, është e domosdoshme të veshësh këtë penuar paturpësie që të kesh mundësinë si dje, si sot, si nesër të sigurosh udhëtime në Seychel dhe të bësh një foto nudo brigjeve atje. Të shkosh në Bali dhe të përjetosh me sy hapur skenarin e filmit “Ha, lutu dhe dashuro”.

Jeta ka luajtur me dy standarde me Ivën. I ka dhënë asaj mundësinë që të dashurojë çdo kënd që e ka pasur afër, por kurrë nuk lejuar askënd që ta “hajë” Tiçon për grua siç ajo është lutur gjithmonë. Këtu mund të gjenden rrënjët e mllefit të një vajze single, ose aty rrotull e cila shan e mallkon çdo vajzë tjetër që nuk është ajo. Punë hormonesh, do thoshte dikush. Fundja edhe ashtu mund të jetë, por ajo e Ivës duke qartazi që është më shumë se kaq.

Duket qartazi që Tiço është rasti kur një vajzë që sa më shumë njohu njeriun aq më shumë dashuroi qenin. Por rasti në fjalë nuk është asesi faji i njeriut, por vetëm taksirati i qenit të saj. Kushedi sa herë e gjora kafshë ndërsa dëgjon, urrejtjen e padrones single ose aty afër, mund të ketë lehur në ngushëllim e sipër ndërsa mundohet t’i thotë “qetësohu Iva, suksesi i vajzave të tjera, nuk është medoemos dështimi yt”.

Të punuarit në portalin e Erion Veliaj “TiranaPost.al”, duket se është shëndrruar në një supost negativiteti për Tiçon, që sa vjen e rritet bashkë me moshën që fundja të do bëjë të të vetën.

Qetësohu Iva, Vettingu është një lojë e rëndë e njerëzve të fortë. Sa për pjesën tjetër të vettingut në kuadrin “Ha, luto dhe dashuro”, ndërsa hamë dhe dashurojmë, lutemi që shumë zotërinj në moshë, publik dhe jo publik, të mos flasin kurrë ndonjëherë për ç’i kanë parë sytë me “vajzën single, ose aty rrotull…'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sa keq20/04/2018 18:52

Nuk me duket shume keq,eshte nje femer si nje frut I pjekur shume,dmth bluzge qe I hyn gishti brenda.mendoj se ka akoma dhe ca vite qe mund tja hedhin syte,ose ta pelqejne kur tund bythkat

aldi20/04/2018 14:22

I shkruar keq, ne rradhe te pare, gjithe gabime. Akuzon tjetren per katunare dhe ben ironi katunaresh. Nje tentative per te mbrojtur me rikoshete bij jo thjesht katunaresh, por asi lloji qe dhe katundi do t'u dukej si Paris.

Leo20/04/2018 14:07

Me sa duket nuk paske lexuar shkrimin e “leneshes”

Sa turp20/04/2018 12:10

Lexova vetem fillimin dhe qe aty nuk me pelqyen perdorimet si te rastesishme: "vajzat nga zonat rurale" ... apo permendjen e dhembshurise maskiliste... fatin qe u uroka vetem per femrat ("me fat" ne shqiptaret urojme cdokend, mashkull apo femer, ashtu urojme femijet tane "u rritshin me fat" - themi - qofshin keta djem apo vajza). Por kur arrita ne epitetin "leneshe" nuk vazhdova dot me ... Si rrjedhim nuk di te them per pjesen tjeter te shkrimit, por fillimi m'u duk aq i keq madje inatcor. TURP

Shto koment

Denonco