FOTO/ Ndërron jetë aktorja, ja cila ishte drama e saj

FOTO/ Ndërron jetë aktorja, ja cila ishte drama e saj

13:25, 17/04/2018
A+ Aa A-

Një aktore e Koresë së Jugut, e rrëmbyer nga Koreja e Veriut dhe e detyruar për të bërë filma për shtetin, ka vdekur në 92 vjeçare

Choi Eun-hee ishte një aktore shumë e suksesshme ne Korenë e Jugut, kur u rrëmbye nën urdhrat e udhëheqësit të atëhershëm Kim Jong-il në fund të viteve 1970.

Ish-burri i saj, një regjisor i njohur, gjithashtu u rrëmbye disa muaj më vonë. Dyshja më pas u arratis.

Koreja e Veriut ka mohuar gjithmonë rrëmbimin e çiftit, duke thënë se ata kishin kërkuar strehim atje.

Zonja Choi vdiq të hënën pasdite në spital në Korenë e Jugut.

 “Nëna ime ndërroi kur ajo shkoi në spital për dializën e veshkave këtë pasdite,” tha dje pasdite djali i madh i aktores Choi.

E lindur në vitin 1926 në provincën Gyeonggi të Koresë së Jugut, zonja Choi filloi karrierën e saj të filmit në vitin 1947.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco