Skandal/ Hervin Çuli mbyll dyert e Teatrit për aktorët, Derhemi: Ka lëpirë 4 vjet, do lëpijë edhe...

Skandal/ Hervin Çuli mbyll dyert e Teatrit për aktorët, Derhemi: Ka lëpirë 4 vjet, do lëpijë edhe...

19:10, 16/04/2018
A+ Aa A-

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli i ka mbyllur dyert e godinës artistëve dhe aktorëve, duke mos i lejuar që sot të prezantojnë një dokumentar për mbrojtjes e teatrit.

Artistët dhe aktorët janë mbledhur si çdo të hënë në oborrin e Teatrit për të kundërshtuar projektin e qeverisë që parashikon prishjen e godinës aktuale dhe ndërtimin e një tjetër godine, sipas një projekti të propozuar nga një arkitekt danez.

Aktori Arben Derhemi akuzoi drejtorin Çuli për mbylljen e dyerve të Teatrit Kombëtar.

“Ka lëpirë 4 vjet, do lëpijë dhe 4 vjet të tjera. Na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të hapë derën. E vetmja gjë që bën drejtori i ri i zgjedhur nga kryeministri dhe ministrja e Kuturës është të mbyllë dyert e teatrit. E imagjinoni se ku jemi apo jo. Ne vijmë të mbrojmë Teatrin Kombëtar, në vend të vijë këtu dhe të jetë me ne ai mbyll të derën”, tha Derhemi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco