Simon Miraka rrëfen tmerret nga kampi i Tepelenës

Simon Miraka rrëfen tmerret nga kampi i Tepelenës

22:01, 10/04/2018
A+ Aa A-

Simon Miraka, i mbijetuar nga Kampi Tepelenës, ka rrëfyer jetën në këtë kamp, moshën kur është dërguar në kamp dhe vuajtjet që ka kaluar atje. Në studion e Neës 24, Miraka ka treguar se ka shkuar në kampin e Tepelenës vetëm kur ka qenë dy javësh.

 “Nuk është e thjeshtë ti rikthehesh këtyre kujtimeve. Dua ta shohim historinë tuaj në një këndëvështrim të veçantë. Sa vjeç ishit kur u internuar dhe sa ishit kur mbërritët në kamp”?

Mirakaj: “Kam shku 2 javësh. Jemi internu në 1945. Fillimishit jemi sistemu në kalanë e Beratit. Në 1949 na hoqën nga Berati dhe na sistemuan në ‘Toran’, na vendosën në stane bagëtish. Brenda 24 orëve kanë vdekur 30 fëmijë nga mungesa e ushqimit dhe mungesa e higjenës. Kjo situatë alarmoi ministrinë e Brendshme, dhe atëherë na hoqën nga kampi Toranit dhe na vendosën në kampin e Tepelenës. Në kampin e Tepelenës kam ndenjur nga mosha 4 vjeçare deri në moshën 8-vjeçare. Fëmija i regjistron ngjarjet dhe i mban mend të gjitha. Fëmijët janë engjuj dhe këta engjuj ishin të rrethuar me tela. E dhimbshme ishte për nanat të rritnin fëmijët mes telave. Kampi Tepelenës ishte i përbërë nga pleq, plaka, fëmijë”

 “E kuptonit çfarë po ndodhte dhe kur e kuptuat?”

Mirakaj: “E kam kuptuar në klasë të I. Na u dha mundësia të shkojmë në shkollë, por e kishim të vështirë të ngjisnim kodrën për të vajtur në shkollë, se nuk ushqeheshim. Pasi mbaroi mësimi në klasë të parë, mësuesi më ndali dhe më tha ‘A e do babain’? Po e dua i thashë. Nxirre dorën më tha. E nxora dorën dhe me tehun e vizores më godiste në dorë. Ai më thoshte thuaj që nuk e dua babain dhe unë i thosha e dua. Kjo rrahje vazhdoi për orë të tëra. Kur mësuesi më liroi, rrugës për të shku në kamp mua më rat ë fikët dhemë kanë mbajtur motra me vëllain. Jam ba prind vonë dhe vonë e kam kuptu ndjesinë prindërore”.

 “Cili është kujtimi që mbizotëron kujtimet tuaja?”

Mirakaj: “Rrëfimet tona kanë një rëndësi për mu edhe për dëgjuesin sepse përcjellin mesazh. Ky është qëllimi i rrëfimit tim dhe kolegëve të mi. Mesazhi është që kjo histori të dëgjohet dhe të mos përsëritet ma”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco