Këngëtari fierak humb jetën papritur, dyshimet e para

Këngëtari fierak humb jetën papritur, dyshimet e para

12:58, 10/04/2018
A+ Aa A-

Këngëtari nga Fieri, 63-vjeçari Vilson Shano ka humbur jetën në mënyrë të papritur.

Ai është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij.

Shano kishte disa ditë që nuk kishte asnjë kontakt me njerëzit e tij, të cilët janë shqetësuar dhe kanë shkuar në banesën e tij.

Ata e kanë gjetur të pajetë.

Dyshimet e para janë që ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por kanë nisur hetimet.

Vilson Shano ishte një ndër këngëtarët e njohur në Fier, i cili kishte mbaruar Akademinë e Arteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco