Ish i dënuari në kampin e Tepelenës rrëfen tmerret/ Në kazermë jetonim 600 persona

Ish i dënuari në kampin e Tepelenës rrëfen tmerret/ Në kazermë jetonim 600 persona

23:14, 09/04/2018
A+ Aa A-

Ish i dënuari Sokol Mirakaj, ka rrëfyer historinë e tij të vuajtjes në kampin e Tepelenës.  Në Opinion ai tha se kushtet në kamp kanë qenë të këqija, ndërsa brenda një kazermë jetonin 600 persona dhe hapësira për një person ishte sa një gazetë.

Mirakaj rrëfen se brenda kazermës jetonin gratë dhe burrat bashkë, të sëmurët dhe të shëndoshë bashkë.

“Dikur ishte një kamp ku ishim të ndarë nga njëri tjetri me copa gazetash. Ne ishim katër vetë, ngjitur me ne ishte një familje tjetër, gjysma e gazetës ishte hapësira për një njeri në kamp.

Jetonim 600 veta brenda një kazerme, gra, burra, pleq, fëmijë, të sëmurë, të shëndoshë. Për të gatuar gatuhej jashtë kampit në fund të fushës së kampit. 100 metra larg kazermave ku shkonim e merrnim ushqimin, atë ushqim të shkretë e hanim përpara se të futeshim në kazermë”, u shpreh Mirakaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco