VIDEO/ Historia e fuqishme e 30 vjeçares nga Pakistani që ka frymëzuar miliona njerëz në botë

VIDEO/ Historia e fuqishme e 30 vjeçares nga Pakistani që ka frymëzuar miliona njerëz në botë

11:44, 09/04/2018
A+ Aa A-

Vajza që do të shihni në video më poshtë shpesh herë është konsideruar si Zonja e Hekurt  e Pakistanit, ajo është 30 vjeç dhe quhet Muniba Mazari.

Muniba nuk është vetëm një grua me disa tipare, por shumë më tepër se aq, ajo është një piktore, këngëtare, modele , aktiviste dhe një folese motivuese, mbi gjithçka ajo është një nënë e dashur, shkruan Syri.net

Muniba ka pushtuar gjithçka që erdhi në rrugën e saj, pavarësisht aksidentit të tmerrshëm në vitin 2007, që e la atë  përgjithmonë në një karrige me rrota. Në videon e fundit që po bën xhiron në rrjet, ajo ka folur për atë që i ka ndodhur  10 vite më parë, si dhe si ka mundur t’’ia dalë të jetë ajo që është sot.

Aksidenti që i ndodhi 2 vite pas martesës e bëri 30 vjeçaren revolucionaren e jetës së saj. 

Ajo sfidoi gjithë frikrat një e nga një, duke nisur që nga divorci, apo adoptimi i një fëmije në një moshë kur shumica e vajzave shijonin “kupën” e rinisë.  Sot ajo qëndron e fortë , e vendosur dhe më e fuqishme se kurrë, pavarësisht fatkeqësive që e kanë sprovuar në në një moshë fare të re.

Për të nuk kishte një hero, kështu që u bë hero i vetvetës.

Muniba u listua  nga BBC mes 100 grave më frymëzuese në vitin  2015, ndërsa në vitin 2016 ajo u rëndit nga Forbes si një ndër femrat më të suksesshme në botë, nën moshën 30 vjeç./SYRI.net

Ndiqni videon më. poshtë.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco