Alfabeti latin në gjuhën shqipe, vendimi i Kongresit Shqiptar të Napolit Piazza dei Martiri, Napoli në 1900

Alfabeti latin në gjuhën shqipe, vendimi i Kongresit Shqiptar të Napolit

07:28, 25/02/2018 Nga Aurenc Bebja
A+ Aa A-

“Le Temps” ka botuar, të enjten e 2 majit 1901, në faqen n°2, një shkrim mbi Kongresin shqiptar të Napolit dhe vendimet e marra prej tij.

Rrëfimi i plotë i gazetës franceze 

Na shkruajnë nga Roma :

Kongresi shqiptar, i sapo mbajtur në Napoli, ka miratuar rezolutat në vijim :

Përdorimin e alfabetit latin në gjuhën shqipe ;

Mësimin e gjuhës shqipe në të gjitha komunat e Italisë – popullata e të cilave është me origjinë shqiptare – dhe përhapjen e gjuhës italiane në Shqipëri.

Asambleja ka votuar sërish kundër masave të qeverisë osmane që kërcënojnë në Shqipëri ekzistencën e gjuhës dhe kombësisë.

Kongresi, para se të ndahej, vendosi të takohej çdo vit në Itali.

Një grup delegatësh u prit nga Mbreti, i cili i përgëzoi ata për përpjekjet e bëra për ruajtjen e kombësisë shqiptare dhe zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis Italisë dhe Shqipërisë.

Mbreti premtoi, ndër të tjera, të jetë president nderi i kongresit të vitit të ardhshëm. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco