Çfarë do të ndodhë me Teatrin Kombëtar/ Leart Vasili: Ja kush na ka thënë se do bëhet kullë...

Çfarë do të ndodhë me Teatrin Kombëtar/ Leart Vasili: Ja kush na ka thënë se do bëhet kullë...

23:32, 14/02/2018
A+ Aa A-

Aktori Leart Vasili është shprehur sot se ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u kanë komunikuar në një darkë se pas Teatrit Kombëtar do të ndërtohet një kullë.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja Mirela Kumbaro, na kanë thënë shprehimisht, aty ishim 25 persona, se ndërtimi do jetë i tillë, këtu është godina e teatrit dhe tek parkingu është kulla”, tha Vasili.

Kjo deklaratë është hedhur poshtë menjëherë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili deklaroi përmes një sms-je se nuk do të ketë asnjë kullë tek teatri.

Veliaj shprehu gatshmërinë për të ardhur në studion e emisionit ‘Opinion’, javën tjetër për të sqaruar një debat të tillë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco