FOTO/ Teatri Kombëtar, Kumbaro nuk shkon në takimin me artistët...

FOTO/ Teatri Kombëtar, Kumbaro nuk shkon në takimin me artistët...

16:24, 14/02/2018
A+ Aa A-

Artistët janë në pritje të ballafaqimit me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila është ftuar për të debatuar në lidhje me pr/ligjin për Artin.

Kumbaro nuk është paraqitur në takim, ndërsa ishte e ftuar për ballafaqimin në sallën e Teatrit Kombëtar.

Artistët prej disa ditësh kanë ftuar Kumbaron në një debat të hapur, ndërsa kundërshtojnë zhvendosjen e Teatrit Kombëtar nga godina aktuale drejt Turbinës.

Sipas artistëve, në vendin ku sot ndodhet Teatri Kombëtar do të ngrihet një kullë shumëkatëshe.

Artistët në deklaratat publike janë shprehur se nuk do të lejojnë zhvendosjen, ndërsa kanë paralajmëruar ministren se zbatimi i vendimit të saj do të realizohet vetëm nëse kalohet mbi trupat e tyre.

Artistët më të mëdhenj të skenës shqiptare i kanë drejtuar një apel Kumbaros të tërhiqet, ndërsa Drejtori aktual i Teatrit Kombëtar ka pohuar se nuk është në dijeni të asnjë projekti se çfarë do të ndodhë me godinën aktuale.  

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco