Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Debati/Çuli zihet ngushtë nga regjisori: Nuk e di çfarë projekti ka për teatrin

Debati/Çuli zihet ngushtë nga regjisori: Nuk e di çfarë projekti ka për teatrin

23:39, 13/02/2018
A+ Aa A-

Vijon debati në lidhje me Teatrin Kombëtar, ndërsa duket se edhe vetë drejtori i këtij institucioni, Ervin Çuli, nuk është në dijeni të asaj se çfarë do të ndodhë me këtë godinë.

Gjatë debatit përballë regjisorit Kastriot Çipi, Çuli tha se nuk ishte në dijeni nëse ka apo jo projekt në lidhje me Teatrin Kombëtar.

Debati

Çipi: Katër vjet pasi ndërtesa konsiderohet e rrezikshme për jetën dhe larg o Zot do kishim vdekur 400-500 vetë. A keni bërë ju ndonjë studim? A keni nisur punën për një projekt të ri?

Çuli: Ajo godinë është jashtë funksionit.

Çipi: Nuk po pyes për këtë. Ka filluar puna për një projekt të ri për Teatrin Kombëtar?

Çuli: Aktualisht nuk ndonjë projekt me sa di unë.

Çipi: Si nisën puna pa pasur një projekt? Fillimisht bëhet studimi dhe më pas hapet konkursi.

Çuli: Për këtë duhet të pyesni Erion Veliajn. Kam deklaratën publike të kryetarit të Bashkisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Latif14/02/2018 01:32

Po duke pasuar topin ngelem, arsyeja madhore qe kemi ngel ktu ku jemi! Ky qe kur dilte te Hajvan Cani kishte gjetur deri menyrat sesi te subvencionohej apo te merrte nje pjese te fitimeve nga buletat. Or Uria Hep or Harpagon,ti dhe Lali Eri, njeri me mut se tjetri

Shto koment

Denonco