VIDEO/ Rexhep Çeliku, figura emblematike, njeriu që vallëzoi me shqipet

VIDEO/ Rexhep Çeliku, figura emblematike, njeriu që vallëzoi me shqipet

12:27, 12/01/2018
A+ Aa A-

Rexhep Çeliku, biri i një gjirokastriti, mjeshtër në nxjerren dhe gdhendjen e gurit, e më vonë si restaurator i kishave dhe xhamive në Tiranën e paraçlirimit, vazhdoi traditën shqiptare në gdhendjen e valles popullore në tempullin e kulturës – Ansamblin e Shtetit si “Valltari fluturues”, sikundër e ka karakterizuar kritika artistike shqiptare dhe e huaj.

Ai ishte vërtetë fluturues në skenë, por edhe i rëndë në tokë, epitete këto që burojnë vërtetësisht nga karakteristikat e konceptit dhe realizimit që mjeshtri Çeliku ka synuar të realizojë në profesionin e tij. Pasioni dhe përkushtimi ndaj valles popullore, dëshira për të dhënë gjithçka, në mënyrë të përkryer dhe bukur, në raport me simbolikën dhe estetikën e saj, larg çdo sforcimi, e bënë Rexhep Çelikun një nga valltarët më të talentuar që ka pasur Ansambli i Valleve.

Me një punë të vazhdueshme, të lodhshme, me një përkushtim dhe vullnet shembullor për artin, mbështetur mbi vlerat e trashëgimisë artistike në fushën e vallzimit, Rexhep Çeliku përvehtëson thellë nektarin e shpirtit shqiptar dhe prezantohet me vlerat e një kërcimtari që do të pushtonte skenën shqiptare, por jo vetëm.

Rexhep Çeliku – “Nderi i Kombit”, shqiponja fluturuese e valles shqiptare, u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare. Solisti dhe koreografi i Ansamlit Popullor të Këngëve dhe Valleve në vitet e fundit luftoi me sëmundjen e rëndë.

Mjeshtri u shua në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth orës 3:30 të mëngjesit të së premtes. Homazhet në nderim të tij do të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar, ditën e shtunë nga ora 11:00-13:00.

Rexhep Çeliku ka interpretuar solistin e parë në 200 valle, ka marrë pjesë në 500 shfaqe në skena të ndryshme në tre kontinente, ka marrë pjesë në 30 festivale ndërkombëtare, ka interpretuar në më shumë se 3000 shfaqje artistike; ka merituar dhjetë Çmime të para “Si interpetuesi më i mirë”.

- Në vitin 1978 dekorohet me Medalje ari në Itali si valltari më i mirë i Festivalit Ndërkombëtar. 
-Në vitin 1996 dekorohet në Itali me Medalje argjendi.
- Në vitin 2000 merr çmimin e dytë në Festivalin Folklorik Botëror 
-Në vitin 2000 dekorohet në Maqedoni (FYROM) me Medalje dhe Çmim të parë si koreograf.
-Në vitin 1983 dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri” i klasit të dytë.
-Në vitin 1987 dekorohet me Urdhëri “Naim Frashëri” i klasit të Parë.
-Më datën 18. 11. 2005, i jepet titulli “Nderi i Qarkut të Tiranës”.
-Më datën 8.12.2005 Presidenti i Republikës, Z.Alfred Moisiu, e nderon me titullin “Mjeshtër i Madh”.
-Në vitin 2011 nderohet me titullin e madh “Ambasador i Paqes”.
-Më 7 mars 2012 dekorohet në Maqedoni (FYROM) me titullin “Simbol i Paqes dhe i Lirisë”. 
-Më 8 janar 2018 dekorohet me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikës, Z.Ilir Meta.

Figura emblematike dhe e veçantë e tij në skenë, kaq emocionuese sa edhe mbresëlënëse në portretin e tij të hekurt, por edhe në gjithë gjymtyrët e tij, me të drejtë është simbolizuar në thënien tronditëse "Njeriu që vallëzon me shqipet"

"Rexhep Çeliku, fluturon edhe në majë të plumbit" cit: Lefter Çipa (mjeshtri i poezisë popullore)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco