FOTO/ Bloodlands çel Festivalin e Filmit horror në Sidnej.

FOTO/ Bloodlands çel Festivalin e Filmit horror në Sidnej.

14:11, 03/11/2017
A+ Aa A-

 

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Horror në Sidnej të Australisë që do të nisë me datën 29 nëntor do të hapet pikërisht me filmin shqiptar "Bloodlands", një film i zhanerit horror. 

"Bloodlands" tregon historin e një gruaje e cila mbeti shtatzën dhe u stigmatizua nga banorët e lagjes ku ajo jetonte. Ajo dëbohet në mal dhe quhet shtrigë nga ta.

Dëbimi në pyll dhe urrejtja e njerëzve ndaj saj e lëndojnë pa masë këtë grua. Ajo merr hak për lëndimet e shkakruara ndaj saj dhe u kthehet banorëve në një makth të vërtetë. 

Filmi është xhiruar në shqipëri dhe aktorët e Bloodlands nuk janë të panjohur për publikun shqiptar. Po flasim pikërisht për aktorët Suela Bako, Ilire Vinca, Gëzim Rudi, Emiljano Palali, Alesia Xhemalaj, regjia Steven Kastrissios. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco