Një togëz e këpucës së Mozartit në ankand për 12 500 euro

Një togëz e këpucës së Mozartit në ankand për 12 500 euro

09:41, 01/11/2017
A+ Aa A-

Tokëza e njërës prej këpucëve të Wolfgang Amadeus Mozartit ka dalë ankand për 12,500 euro (14,500 dollarë) në Vjenë, pas dorëzimit të saj nga familja e këpucarit të kompozitorit të famshëm të shekullit XVIII.

Tokëzat e këpucëve janë përdorur si aksesorë në mesin e shekullit XVII deri në shekullin e XVIII.

Tokëzat e këpucëve janë bërë nga një shumëllojshmëri materialesh, duke përfshirë bronzin, çelikun, argjendin ndërsa tokëzat për veshje zyrtare punoheshin me diamante, kuarce ose imitime të gurëve të çmuar.

Çmimi i saj e ka tejkaluar vlerën e parashikuar prej  2,000 deri 4,000 euro që shtëpia e ankandit “Dorotheum” kishte vendosur.

“Blerësi ka kërkuar të mbetet anonim”, njoftoi sot një zëdhënëse e “Dorotheum”.

Koleksionisti i panjohur do të ketë mundësinë të shtojë në listën e tij togëzën, një pllakë metalike e gdhendur në një kuti reliktesh të dekoruar, e shoqëruar me një letër autenticiteti e shkruar me dorë.

Në letrën e tij, Marie Buehn shkruan se togëza u trashëgua brez pas brezi , duke filluar me stërgjyshin e saj, Matthias Knoller, mjeshtri  i këpucëve në Vjenë, i cili gjithashtu i bënte këpucë kompozitorit të famshëm të shekullit të XVIII-të,  Mozartit.

Mozarti kërkonte shërbim nga artizanët e modës së Vjenës jo vetëm për shkak të prirjes së tij për veshje të kushtueshme, por edhe për shkak të stilit të rafinuar gjatë performancave të tij.

”Në pranverën e vitit 1789, ndërsa kompozitori drejtonte një koncert në Dresden në mënyrë që të ruante ritmin ai e përplasi aq fort këmbën saqë theu një nga togëzat e këpucëve ”, sipas një biografie të shekullit XIX./atsh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco