Biblioteka Kombëtare pasurohet me 150 tituj të rinj të Antonio Baldacci-t

Biblioteka Kombëtare pasurohet me 150 tituj të rinj të Antonio Baldacci-t

14:10, 25/10/2017
A+ Aa A-

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë pasurohet me tituj të rinj të albanologut të njohur italian, Antonio Baldacci. Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Dr. Adriana Frisenna, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së një nga personaliteteve më të rëndësishme në fushën e albanologjisë, Antonio Baldacci, i ka dorëzuar të martën, më datë 24 tetor, drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë 22 njësi bibliotekare, disa prej tyre dokumente të panjohura nga publiku shqiptar. Instituti Italian i Kulturës ka arritur të sigurojë nga Biblioteka e Bolonjës publikimet e hershme të Antonio Baldacci-t, të cilat përfshijnë botime të viteve 1895 – 1948. Tashmë studiuesit shqiptarë do të kenë mundësinë të thellojnë njohjen e tyre mbi studimet dhe kërkimet shkencore që albanologu Antonio Baldacci ka kryer gjatë punës së tij shumëvjeçare hulumtuese në Shqipëri. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes një ekspozite në nder të 150-vjetorit të tij të lindjes, synon jo vetëm të nderojë këtë albanolog të çmuar por edhe të tërheqë vëmendjen e studiuesve të rinj mbi veprën e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco