Me një vendim qeverie, Sajmir Çili është emëruar në krye të Cirkut Kombëtar.
Gjithashtu edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare tashmë ka në krye të saj një drejtues të re. Me një vendim të qeverisë është shkarkuar drejtori i ATSH-së, Gëzim Podgorica dhe është emëruar Armela Krasniqi.
Vendimi për emërimin e Drejtorit të Cirkut Kombëtar
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
***
VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Sajmir Çili emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Vendimi i qeverisë për emërimin e Drejoreshës së ATSH:
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
***
VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE (ATSH)
Në mbështetje të neneve 95, pika 2 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Z. Gëzim Podgorica, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Armela Krasniqi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
© SYRI.net