VIDEO/ Pogba nuk e beson që ka shënuar golin më të bukur në karrierë

Paul Pogba mendon se goli ndaj Swanseas, është një ndër më të mirët që ka shënuar me fanellën e ‘Djajve të Kuq’

Manchester Unitedi u është rikthyer fitoreve në Premierligë, ku ‘Djajtë e Kuq’ mposhtë si mysafirë 3:1 Swansean. Golin e parë e shënoi ish mesfushori francez, Paul Pogba, i cili realizoi një gol tejet të bukur, për të cilin mendon se është ndër më të mirët me fanellën e Unitedit.

“Më duhet ta shoh sërish. Mendoj se është një ndër më ta mirat që kam shënuar këtu. Shpresoj që të shënojë sa më shumë që ta ndihmojë ekipin për tu ngjitur sa më lartë në renditje”, tha Pogba.