FOTO/ Ukrainë-Kosovë, lojtarët kosovarë nisen drejt Polonisë

Pas humbjes turpëruese 6-0 ndaj Kroacisë, Kombëtarja e Kosovës është nisur për Poloni, ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës me Ukrainën.

Gazetari i njohur kosovar Florim Canolli, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale duke treguar se lojtarët e Kosovës janë rrugës për Poloni.

Kujtojmë që ndeshja do të zhvillohet në një vend neutral për shkak se Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës./ Syri.net