FOTO/ Një 'prift' në qeverinë e Edi Ramës, kush është pastori që u bë zv/ministër

Është hera e parë që një klerik bëhet pjesë e qeverisë në këto 27 vjet tranzicion. Toni Gogu, pastori protestant që ka martuar Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën i është bashkuar Rilindjes dhe është emëruar në qeveri si zv/ministër i Drejtësisë.

Toni Gogu është një pastor i njohur në Tiranë mes besimtarëve protestantë.  

Më herët, Toni Gogu ka punuar si drejtor në Bankën e Shqipërisë, në sektorin e depozitave.

Pastori nuk i ka rezistuar më tundimit për t'u bërë pjesë e Rilindjes dhe ndoshta pa e kuptuar as vetë, është bërë nismëtar i një praktike të re.

Pas emërimit të tij, nuk do jetë më çudi që të shohim priftërinj dhe hoxhallarë, si pjesë të kabineteve qeveritare.