VIDEO/ Berisha: FMN nuk duhet të largohet nga Shqipëria. Borxhi ka arritur në 85 %

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur për gazetaren Merita Haklaj, në ABCNews, është shprehur se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk duhet të largohet nga Shqipëria. Sipas tij, FMN është i domosdoshëm në vend, sepse Shqipëria ka ‘si shpatë Demokleu, borxhin’.

Për ish-kryeministrin ‘opozita duhet të marrë masa të forta në këtë drejtim, për mos largimin e FMN-së’!

Sipas tij, ‘është parlamenti, i cili ka nënshkruar marrëveshjen, që duhet të flasë nëse FMN duhet apo nuk duhet të qëndrojë!’.

Sipas Berishës, ‘borxhi i qeverisë do të shkojë në 85%, që është një gur shumë i rëndë në qafën e ekonomisë shqiptare!’.