VIDEO-FOTO /Rusët presion botës. Prodhojnë tankun shkatërrues

Ndërkohë që bota është futur në një situatë kaotike dhe është në prag të Luftës së III Botërore, Rusia mesa duket ka filluar presionin ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të saj.

Inteligjenca britanike ka arritur të zbulojë se Rusa ka prodhuar një super tank, i cili është shkatërrues përballë çfarëdolloj armatimi që mund të disponojnë forcat e NATO-s me në krye SHBA-të.

Sipas tyre, tanku kryesor luftarak i Britanisë mund të mposhtet nga tanku i ri i Kremlinit, shkruan MailOnline.

Zyrtarët besojnë se tanku rus është revolucionar, si dhe e fajësojë qeverinë britanike se ka dështuar të ofrojë përgjigje të duhur.

Sipas The Sunday Telegraph, dokumenti i brendshëm ushtarak thotë: “Pa hiperbolë, Armata [tanku rus] paraqet hapin ndryshues më revolucionar në dizajnimin e tankut në këtë gjysmë shekull.