Mazhoranca përjashton nga Kuvendi, kryetarin e PD-së Lulzim Basha

Kuvendi i drejtuar nga Gramoz Ruçi ka vendosur që të përjashtojë nga seanca kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Ruçi është shprehur se vendimi për përjashtimin e Bashës merret në bazë të nenit 64 të rregullores së Kuvendit.

Deputetët e PD-së me kreun Basha në krye kërkojnë nisjen e debatit për Reformën Zgjedhore, por mazhoranca me forcën e kartonit ka vendosur që këtë debat ta shtyjë për javën tjetër.

Pas këtij vendimi, Basha dhe deputetët e PD-së kanë vendosur që të qëndrojnë në këmbë tek foltorja e parlamentit. Pas dy ndërprerjeve Ruçi tha se po përjashton Bashën nga punimet e Kuvendit.

Edhe pas këtij vendimi opozita nuk është larguar nga foltorja. Kjo ka sjellë edhe ndërprerje e tretë të seancës së Kuvendit.